Moti gjatë ditës së nesërme në RMV

Maqedonia

Moti gjatë ditës së nesërme në RMV

Më: 16 mars 2021 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, moti nesër do të jetë me vranësira, me erë, ndërsa në pjesët malore të vendit pritet të ketë reshje të shiut.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -2 deri 6 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale do të jetë nga 3 deri 13 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe erë, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 10 gradë celsius.

Gjatë ditëve të ardhme moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira por gjithashtu do të ketë periudha të diellit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat