Grubi dhe Basha bëjnë apel të përbashkët për regjistrim të Diasporës

Maqedonia

Grubi dhe Basha bëjnë apel të përbashkët për regjistrim të Diasporës

Më: 22 mars 2021 Në ora: 22:45
Basha dhe Grubi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, z. Artan Grubi sot në Tiranë është pritur në takim edhe nga lideri i PD-së z. Lulzim Basha, ku të dy bashkëbiseduesit kanë dhënë mesazhin e tyre të fuqishëm ndaj mërgatës shqiptare që të regjistrohen sa më masovikisht.

Grubi dhe Basha nga afër kanë diskutuar mbi shumë çështje të cilat i tangojnë të dy vendet përfshirë këtu rrugën drejtë Bashkimit Europian, Koridorin e 8-të si dhe procesin e regjistrimit në RMV si një projekt shumë i rëndësishëm.

“Pas këtij apeli të z. Basha unë nuk di çfarë të them por vetëm të falenderohem pasiqë në këtë kohë shumë të angazhuar ku e dimë se z. Basha është i zënë në takime me qytetarët në prezantimin e platformës në kohë fushate andaj unë dhe shqiptarët i jemi mirënjohës për këto fjalë dhe kohën e ndarë duke apeluar deri tek mërgata, ndryshe nga regjistrimet në vendet tjera, tek ne operacioni i regjistrimit nuk është vetëm statistikorë por edhe politik sepse përqindja e përfaqësimit ka të bëj me numrin e popullësisë, jam këtu që bashkërisht të bëjmë apele që të regjistrohen, Bashës i urova shumë suksese për librin e tij, fushatë të mbarë dhe uroj që qytetarët shqiptarë në mënyrë të lirë e drejtë të shprehin vullnetin e tyre dhe Shqipëria e RMV të hapin dyert drejtë BE-së”, është shprehur kështu Grubi pas takimit me Bashën.

Ndërkohë që lideri i PD-së z. Basha ka lëshuar mesazhin e tij pas takimit me z. Grubi, që diaspora shqiptare e RMV-së të regjistrohen dhe të vazhdohen më tej proceset madhore.

“Sot kam pasur kënaqësinë e veçantë të pres në selinë e PD-së z. Artan Grubi, është një kënaqësi e dyfishtë së pari në përbërjen e qeverisë së RMV mbajtja e pozicionit të zëvendëskryeministrit të parë nga një përfaqësues i bashkëkombasve tanë i bashkangjitet risive dhe përparimit, së dyti kam dëgjuar në vetë të parë nga Grubi disa prej avancimeve kuptim plota në rafshin e përfaqësmit politik të shqiptarëve në RMV sikundër dhe angazhimit të qeverisë dhe forcave politke shqiptare për projektet e përbashkëta në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, i përfshirë në projektet që është Koridori i 8-të dhe e sigurova që do të vazhdoj deri në lidhjen me RMV dhe po ndërmeren hapa deri në QafëThanë nga ana tjetër, folëm dhe për bashkëpnimin në fushat tjera dhe dua të bëj thirje dhe në emër tim por edhe të PD-së sepse jam i bindur si çdo qytertarë këtë thirrje ua drejtoj emigrantëve të diasporës nga RMV, ndani 10 ose 15 minuta nga koha juaj dhe kryejni regjistrimin tuaj sepse kështu do të ndihmoni familjet tuaja, fuqizimin dhe garantimin e të drejtave të shqiptarëve, jeni mbështetës të betejave që keni përjetuar në shekullin e kaluar për ekzistencë gjatë luftrave ballkanike e spastrimeve dhe diskriminimit dhe betejës që kulmoi me Marrëveshjen e Ohrit pas luftës së 2001”, është shprehur kështu z. Basha pas takimit me Grubin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat