Publikohet paga mesatare neto për muajin janar në Maqedoni

Maqedonia

Publikohet paga mesatare neto për muajin janar në Maqedoni

Më: 23 mars 2021 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Enti Shtetëror për Statistika ka publikuar të dhëna në lidhje me pagën bruto dhe neto, të paguar në muajin janar të vitit 2021.

Siç thonë nga ESHS, indeksi i pagës mesatare neto për muajin janar është rritur në 102.7, kurse rroga mesatare neto ka qenë 28.272 denarë.

Sipas të dhënave të ESHS-së, paga mesatare bruto për muajin janar 2021, ka qenë 42.204 denarë.

“Kjo rritje është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Shëndetësia dhe kujdesi shoqëror (12.4%), Artet, argëtimi dhe rekreacioni (8.4%) dhe Informacioni dhe komunikimet (8.3%)”, thonë nga ESHS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat