Grubi takon Xhaçkën, diskutohet mbi integrimin europian dhe procesin e regjistrimit

Maqedonia

Grubi takon Xhaçkën, diskutohet mbi integrimin europian dhe procesin e regjistrimit

Më: 23 mars 2021 Në ora: 15:31
Artan Grubi dhe Olta Xhaçka

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi në Tiranë është pritur edhe nga ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme, znj. Olta Xhaçka.

Grubi dhe Xhaçka në takim kanë bashkëbiseduar për sfidat e të dy vendeve në rrugën e integrimit evropian derisa kanë njoftuar njëri tjetrin lidhur me procesin dhe pjesën e reformave të cilat bëhen në Shkup dhe Tiranë, me theks të veçantë hapjen e bisedimeve për anëtarësim si pikë reference.

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë nuk kanë të hapur asnjë kontest dhe se marrëdhëniet dypalëshe janë në nivel të lartë ndërsa duhet zhvilluar më tej bashkëpunimi ekonomik, kurse si dy vende të cilat aspirojnë anëtarësim në Bashkimin Evropian janë duke hapur kapituj të cilët kërkohen për bisedime dhe se punohet në atë drejtim që sa më shpejtë të merren datat për procesin e anëtarësimit.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi e ka njoftuar nga afër Xhaçkën lidhur me procesin e regjistrimit që po bëhet momentalisht tek diaspora shqiptare e RMV-së, si një projekt jetik dhe i rëndësisë së lartë për shqiptarët në vend, derisa Xhaçka në anën tjetër ka apeluar tek diaspora shqiptare që të regjistrohet sa më masovikisht për të treguar numrin real të shqiptarëve që jetojnë jashtë RMV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat