Aksion policor në Manastir, kapet heroinë

Maqedonia

Aksion policor në Manastir, kapet heroinë

Më: 23 mars 2021 Në ora: 22:01
Policia e Maqedonise

Nëpunësit e Sektorit për Punë të Brendshme – Manastir nga Departamenti për tregti të paligjshme të drogave dhe armëve në bashkëpunim me departamentin e policisë kriminale të Manastirit, pas një urdhëri të lëshuar nga Gjykata Themelore Manastir kanë kryer bastisje në shtëpinë e S.S (38) nga Manastiri.

Gjatë kërkimit zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar 26 pako heroinë me peshë rreth 50 gramë.

kanë gjetur edhe para dhe një celular.

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër S.S do të ngritet akuzë adekuate, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat