Belgjikë/ Mobilizohet diaspora shqiptare

Maqedonia

Belgjikë/ Mobilizohet diaspora shqiptare

Më: 24 mars 2021 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Këshilli për regjistrimin e mërgatës shqiptare të RMV-së në Belgjikë I është bashkuar thirrjeve për mobilizimin e diasporës dhe tashmë kanë hapur zyrta e tyre, ku qytetarët të cilët duan ta shfrytëzojnë të drejtën e regjistrimit mund të drejtohen prej të Hënës deri të Premten në zyrën me adresë; Chausse de Helmet 278 Schaerbeek nga ora 16.00 deri ora 17.00.

Ndërkohë cdo të shtunë dhe të dielë në adresën; Rue General Eenens 43 në Schaerbeek, prej orës 14.00 deri 18.00 gjithashtu mund që qytetarët e RMV-së që jetojnë në Belgjikë mund të kërkojnë ndihmë që të regjistrohen.

Nga ky Këshilli,  njoftuan se deri sot ora 11.00 janë regjistruar 3.246 qytetarët, që sipas tyre, 50 deri 60% nga kjo shifër janë regjistruar me ndihmën e këtij Këshilli.

Njoftohet se në Belgjikë, sipas disa të dhënave jetojnë mbi 6.000 qytetarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Për më shumë informacione, qytetarët e RMV-së që jetojnë në Belgjikë, mund të vizitojnë faqen e Facebookut të Këshillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat