Zoran Zaev shpreh ngushëllime për vdekjen e Luran Ahmetit

Maqedonia

Zoran Zaev shpreh ngushëllime për vdekjen e Luran Ahmetit

Më: 25 mars 2021 Në ora: 23:56
Luran Ahmeti

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktorit të njohur shqiptar, Luran Ahmeti.

Zaev me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se lajmi për vdekjen e njërit nga aktorët më të mirë të teatrit shqiptar është thellësisht shqetësues.

“Luran u largua, por la pas gjurmët e thella në skenën e teatrit dhe në rolet që ka luajtur, ai do të kujtohet pasi ka luajtur në shumë projekte të huaja filmike dhe televizive”.

“I shpreh ngushëllimet e mia më të përzemërta familjes në këto momente pikëllimi të thellë. U prefsh në paqe, Luran”, ka shkruar Zaev.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat