“Zhbllokim i Kuvendit”, takim i liderëve vetëm mes Zaevit e Mickoskit

Maqedonia

“Zhbllokim i Kuvendit”, takim i liderëve vetëm mes Zaevit e Mickoskit

Më: 26 mars 2021 Në ora: 15:07
Kuvendi i Kosovës

Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i opozitës Hristijan Mickoski takohen të hënën për të gjetur gjuhën e përbashkët mbi zhbllokimin e Kuvendit dhe mbylljen e kapitullit me Kodin Zgjedhor. Motivi për takimin mbi çështjet e hapura pushtet-opozitë erdhi pas konsensusit në Kuvend për pakon ekonomike. Takimi mes dy liderëve të bllokut politik maqedonas vjen dy ditë pasi Zaev deklaroi se zhbllokimi i Kuvendit i është besuar koordinatorëve të grupeve parlamentare.

Do të bisedojmë për zhbllokimin e procedurave për të cilat dje dëshmuam se mund t’ia dalim. Kjo duhet të na frymëzojë që të gjejmë zgjidhje për të gjitha çështjet e bllokuara në Kuvend. Më jen mirë që të hënën mund të njoftojmë se është arritur marrëveshje mes partive edhe për Kodin Zgjedhor dhe përfshirjen e votimit përmes vijave papilare – tha Zoran Zaev, Kryeministër.

BDI nuk ndjehet e përjashtuar nga ky proces. Sipas zëdhënësit Bujar Osmani, Zaev ditëve në vijim do t’i takojë edhe liderët shqiptar.

Mendoj se takimet e tilla janë të nevojshme në kuadër të bllokimi të institucioneve që po i bën opozita në kushtet më të vështira për vendin. Është e paparë që në kushte të pandemisë aktive ku numri i të infektuarve po rritet dhe ai i viktimave po shtohet, institucioni kryesor i cili bën politikat për të lehtësuar pasojat shëndetësore, pasojat socio-ekonomike është papranueshme – u shpreh Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.

Opozita shqiptare dyshon se prapa këtij takimi fshihet frika e partive maqedonase nga regjistrimi masiv i mërgatës dhe se rezultat i tij do të jetë shtyrja e procesit për disa muaj.

Në shikim të parë shihet si një takim monoetnik i cili nuk përfaqëson realitetin politik aq më tepër kur ky takim ndodhë në kohë kur diskutohet shtetësia, regjistrimi dhe pandemia. Ndoshta kanë ndonjë frikë dy liderët dhe kjo i detyron të afrohen për shkak të regjistrimit dhe shtetësisë – theksoi Flakron Bexheti, Zëdhënës i ASH-së.

Opozita maqedonase thotë se në takim do të bisedohet edhe për krizën shëndetësore.

Kriza politike, kriza ekonomike, mos funksionimi i Kuvendit, imunizimi i vonuar, vdekshmëria e lartë për shkak të pandemisë dhe gjithçka tjetër që ndodh në shtet dhe i bën dëm qytetarëve dhe shtetit – deklaroi Antonio Milloshoski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Takimet e kryeministrit vijnë disa javë pas paralajmërimeve për zhbllokimin e Kuvendit nga marrëveshja në nivel liderësh. Jo më larg se të hënën, LSDM-ja u deklarua kundër takimeve të liderëve me arsyetimin se dallimet në Kuvend duhet tejkaluar po në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat