Zaev: Në prill do të marrim vaksinat nga Bashkimi Evropian

Maqedonia

Zaev: Në prill do të marrim vaksinat nga Bashkimi Evropian

Më: 27 mars 2021 Në ora: 19:41
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev në “Facebook” njoftoi se përmes telefoni ka kontaktuar me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen dhe kanë biseduar për bashkëpinimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në kushte të krizës shëndetësore.

“Kryetarja më njoftoi se BE ka siguruar 651.000 vaksina për mbrojtje nga coronavirusi si ndihmë e drejtpërdrejtë për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Zaev.

Ai shtoi se këto vaksinat do të arrijnë gjatë muajit prill në Maqedoninë e Veriut.

Zaev thekson se bashkërisht është konstatuar se bashkëpunimi evropian dhe solidariteti duhet të jenë në vend të parë në kushte të pandemisë globale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat