Arsovski: Me anulimin e regjistrimit fituan qytetarët

Maqedonia

Arsovski: Me anulimin e regjistrimit fituan qytetarët

Më: 30 mars 2021 Në ora: 21:26
Dimçe Arsovski

“Triumfi është me qytetarët, mendja e shëndoshë ka fituar”, tha zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Dimçe Arsovski për “Samo Vistina” pasi dje Zaev dhe Mickoski u dakorduan për shtyrjen e regjistrimit për në shtator.

Sipas tij, kjo vonesë është për të mirën e qytetarëve, për mbrojtjen e shëndetit publik.

“Sidoqoftë, mbështetja jonë me 100.000 nënshkrime për nismën e shtyrjes është një tregues i mjaftueshëm se qytetarët kanë fituar në këtë procedurë.

Kërkesa për shtyrje ishte nga OBRM-PDUKM”, tha Arsovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat