Qendrat Kovide në Shtip dhe Koçan janë të mbushura me pacientë

Maqedonia

Qendrat Kovide në Shtip dhe Koçan janë të mbushura me pacientë

Më: 3 prill 2021 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Specialistët, internistët, anesteziologët, por edhe kirurgët dhe gjinekologët ndihmojnë në qendrat Kovide në lindje të vendit.

Pandemia hapi plagën e vjetër të rajonit, mungesën e mjekëve. Specialistët në numër të madh po ndihmojnë për të luftuar virusin. Me riorganizimin dhe ndërprerjen e punës së pothuajse të gjitha departamenteve, spitalet tani po funksionojnë, me çka ndonjëherë krijon nervozizëm dhe pakënaqësi tek pacientët që nuk janë të sëmurë me Covid por kanë nevojë për mjek.

Coronavirusi ka mbushur ambientet spitalore. Numri i rasteve më të rënda po rritet. Nga 88 të shtruar në spital në Shtip, gjysma janë në mbështetje të oksigjenit. Shtretër të lirë janë në dispozicion vetëm për pacientët me pamje klinike mesatare deri të butë. Numri i vdekjeve po rritet gjithashtu, bilanci negativ në 24 orët e fundit është regjistruar nga dy pacientë. Pamja është e frikshme për mjekët, ndërsa virusi po mbush shtretërit e spitaleve.

Situata në Koçan është gjithashtu shqetësuese. Nuk ka vende të lira në spitl. 20 pacientë janë në mbështetje të oksigjenit, pesë pacientë janë kritikë. Dy pacientë e humbën betejën me virusin ditën dhe natën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat