Reshjet e borës bllokojnë rrugën Gostivar-Kërçovë

Maqedonia

Reshjet e borës bllokojnë rrugën Gostivar-Kërçovë

Më: 8 prill 2021 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Për shkak të reshjeve të dobëta të dëborës është bllokuar rruga Gostivar-Kërçovë në qafën malore Strazhë duke shkaktuar kolona të gjata të makinave.

Dyshohet se rruga është bllokuar për shkak se shumica e vozitësve me kalimin e afatit për pajisjet dimërore, tashmë kanë ndërruar pneumatikët e dimrit duke vendosur pneumatikë për kushte verore.

Si rrjedhojë shumë makina kanë ndaluar shpejtësinë ose kanë ndaluar plotësisht vozitjen.

Pasi mbetjet e dëborës në rrugë paraqesin problem në manovrimin e makinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat