Klasat e para në Maqedoni nga viti i ardhshëm me program të ri mësimor

Maqedonia

Klasat e para në Maqedoni nga viti i ardhshëm me program të ri mësimor

Më: 9 prill 2021 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Klasat e para në vitin arsimor 2021/2022 do të mësojnë me programet e reja që sot i miratoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës me propozim të Byrosë për Zhvillim të Arsimit.

Nga Byroja bëjnë të ditur se programet mësimore janë përpunuar nga grupet punues të formuara nga vet Byroja e që përbëhen nga këshilltarë, mësues në shkollat e mesme dhe profesorë universitar.

“Gjatë gjithë procesit të përpilimit të programeve, grupet e punës u konsultuan edhe me ekspertë të fushës. Programi bazohet në barazi gjinore, përfshirje dhe multikulturalizmi si dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave etj”, thonë nga Byroja.

Programet e reja, siç potencohet, u përpunuan në bazë të standardeve nacionale të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe i përpiluan nga Byroja për Zhvillim të Arsimit gjatë dy viteve.

“Për çdo temë të programeve janë paraparë rezultate që çdo nxënës duhet t’i arrijë, ndërsa mësuesi duhet të ndjekë arritjet e nxënësit përmes standardeve të dhëna për vlerësim. Standardet për vlerësim do të kontribuojnë në objektivitet dhe transparencë në vlerësim dhe do t’u ndihmojnë arsimtarëve në arsyetimin dhe formulimin e kriterit të vlerësimit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat