Pasaportat për narko-bosët, lëshohet fletarrest për ndërmjetësuesin

Maqedonia

Pasaportat për narko-bosët, lëshohet fletarrest për ndërmjetësuesin

Më: 9 prill 2021 Në ora: 21:23
Foto ilustrim

Policia mbrëmjen e sotme ka lëshuar një fletarrest për ndërmjetësuesin e pasaportave të rrejshme të “Bosëve”.

Bëhet fjalë për Raif Miftarin nga Shkupi i cili nuk ishte arrestuar në aksionin e parë të policisë ku u arrestuan 9 kolegët e tij.

Sipas prokurorisë ai dyshohet për shpërdorim të detyrës zyrtare. Edhe pse nuk ishte arrestuar me grupin tjetër, prokuroria për të kishte caktuar ditë më parë masën e paraburgimit 30-ditor.

Ndryshe, policët e arrestuar kanë lëshuar pasaporta të rrejshme për disa trafikantë të drogës, të cilët janë të njohur në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat