Qeveria e Maqedonisë e publikoi listën e bashkëpunëtorëve profesional

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë e publikoi listën e bashkëpunëtorëve profesional

Më: 12 prill 2021 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

Qeveria sot e publikoi listën e personave të cilët aktualisht janë të angazhuar përmes marrëveshjeve autoriale për detyra specifike që nuk mund të sigurohen nga punonjësit.

Lista e bashkëpunëtorëve profesional, thonë nga Qeveria, konfirmon se nuk ka punëtor me “honorar të fshehtë”, por ekspertë të angazhuar në mënyrë transparente për të kryer detyra për Qeverinë përmes të cilave institucionet u shërbejnë qytetarëve.

“Siç është paralajmëruar javën e kaluar, Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut sot shpall listën e personave të cilët aktualisht janë të angazhuar përmes marrëveshjeve autoriale për detyra specifike që nuk mund të sigurohen nga stafi, pas konsultimit me Agjencinë për mbrojtjen e e drejta për qasje të lirë në informacionin publik për modalitetin për mbrojtjen e të dhënave personale të bashkëpunëtorëve të përfshirë në këto angazhime”.

“Në përputhje me angazhimin e Qeverisë për hapjen, transparencën dhe mundësinë e arritjes së të gjitha informacioneve me interes publik, publikimi i kësaj liste konfirmon se nuk ka profesionistë të pavarur të fsheht, as nuk janë anonimë ose të angazhuar fshehurazi. Dihet saktësisht pse Qeveria punëson individë jashtë radhëve të të punësuarve, për cilën periudhë kohe, për çfarë kompensimi financiar. Ato angazhime janë rreptësishtë profesionale dhe janë realizuar plotësisht”, thuhet në kumtesën e sotshme nga Qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat