Edhe 30 ditë paraburgim për Mijallkovin

Maqedonia

Edhe 30 ditë paraburgim për Mijallkovin

Më: 13 prill 2021 Në ora: 15:41
Edhe 30 ditë paraburgim për Mijallkovin

Pas vendimit për rastin “Thesari”, me të cilin Sasho Mijallkov u dënua sot me 8 vjet burg.

Gjykata i caktoi edhe 30 ditë paraburgim për ish-drejtorin e DSK-së.

Ky vendim pasoi pas propozimit të Prokurorit Publik Trajçe Pelivanov, i cili theksoi se ekzistonte rreziku i arratisjes. Nga ana tjetër, i akuzuari Nebojsha Stajkoviq, iu caktua masa e arrestit shtëpiak.

Përfaqësuesit e prokurorisë për rastin “Thesari”, pas shpalljes së aktgjykimit sot, kërkuan që të akuzuarve Sasho Mijallkov dhe Nebojsha Stajkoviq t’iu caktohet masa e paraburgimit derisa verdikti të marrë formën e prerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat