Covid-19, vijon pa pengesa procesi i vaksinimit

Maqedonia

Covid-19, vijon pa pengesa procesi i vaksinimit

Më: 13 prill 2021 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Me vaksinimin e deputetëve, punonjësve në shërbimet e inspektimit, punonjësve të gjykatave dhe prokurorisë, vaksinimi i infrastrukturës kritike që është drejt fundit po vazhdon paralelisht edhe me imunizimin e personave mbi 77 vjeç. Sipas informacionit zyrtar, rreth 26.000 qytetarë janë vaksinuar, ndërsa interesimi është gjithnjë në rritje. E derisa donacioni i dozave “Sputnik” nga Serbia po shkon drejt fundit, dy mijë vaksina kineze nga prodhuesi “Sinofarm”, donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë arritur mëngjesin e kësaj të marte dhe u transportuan direkt në punktin “Boris Trajkovski”, me të cilat vaksina pritet të vijojë procesi i imunizimit të grupmoshave sipas planit të MSh-së. Qytetarët të cilët ishin për vaksinim në sallën sportive “Boris Trajkovski” shprehen se vaksinimi është zgjidhja për dhënie fund të pandemisë.

“Duhet të frikësohen nëse nuk vaksinohen, vaksina është për të na mbrojtur, pa vaksinë jeni të pambrojtur.”,- tha një qytetar.

“Vaksinë mirë që kemi edhe pse me vonesë. Vonesë të mirë edhe atë prej 2 muajsh, por megjithatë si mjek u rekomandoj të vaksinoheni.”,- tha një qytetar.

“Totalisht të painformuar dhe është infantile të shpërndahet frikë. Njerëzit duhet të frikësohen nga sëmundja e jo nga vaksina.”,- u shpreh një qytetar.

Personat që kanë alergji ndaj çfarëdo ilaçi nuk mund të vaksinohen, thonë mjekët.

“Ata që kanë alergji nga penicilini apo ilaçe tjera antibiotike dhe që kanë reaksione me të lehta ose të mesme, atëherë mund ta marrin vaksinën, ndërsa nëse janë me reaksione të rënda që rrezikojnë jetën, ato raste nuk guxon të marrin vaksinën.”,- tha mjekja, Xhanan Ademi.

“Gjithsej kemi angazhuar 50 vullnetarë, përpos në “Boris Trajkovski”, vullnetar kemi organizuar edhe në “Jane Sandanski”, “Bukuresht” dhe “Çair”. Detyra jonë është ajo që i presim qytetarët, i shkruajmë nëpër lista dhe pastaj i ndihmojmë të nënshkruajnë patjetër dhe pastaj i drejtojmë në disa punkte të vaksinimit.”,- u tha nga Kryqi i Kuq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat