Pakoja e 5-të ekonomike kaloi në Komisionin e Financave dhe Buxhetit

Maqedonia

Pakoja e 5-të ekonomike kaloi në Komisionin e Financave dhe Buxhetit

Më: 14 prill 2021 Në ora: 17:18
Qeveria e Maqedonisë

Amendamentet e tërhequra nga VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë zhbllokuar punën e legjislacionit. Komisioni për Financa dhe Buxhet arriti të përfundojë debatin e amendamenteve për një orë për katër ligjet nga pakoja e pestë e masave që i pret komuniteti i biznesit. Përmes amendamenteve u intervenua që të zgjaten afatet e aplikimit për kompanitë dhe pronarët individual deri më 30 prill. VMRO DPMNE-ja dorëzoi 17 amendamente duke kërkuar që ndihma të vlejë për dy muaj shtesë.

Kërkojmë që në vend të muajve shkurt dhe mars, fondet të ndahen edhe për muajt prill dhe maj, kërkesa jonë e radhës është që fondet të ndahen për punëtorët e jo për punëdhënësit, dhe kërkesa e tretë është që fondet të mos kthehen pa asnjë kusht- deklaroi Dafina Stojanovska- deputete e VMRO DPMNE.

Asnjë nga amendamentet e paraqitura nga VMRO DPMNE nuk u miratua sepse masat u krijuan me buxhet tashmë të miratuar, që ka fonde të sakta të parapara.

Duke qenë se ky propozim- ligj tashmë është përfshirë në buxhetin e vitit 2021, nuk mund ta pranojmë amendamentin dhe e dyta, vërejtja në lidhje me fondet që do të transferohen drejtpërdrejt te punëtorët e jo përmes punëdhënësve, gjithashtu nuk mund të pranohet sepse pagën e jep punëdhënësi përmes institucioneve përkatëse- Dimitar Kovaçevski- zëvendësministër i Financave

Vonesa e këtyre masave nga pakoja e pestë ka lënë mijëra qytetarë pa pagesë kurse një numër i madh i punonjësve u dërguan në pushim të detyruar. krahas propozim- ligjeve për ndihmë financiare për pagesën e pagave për muajt shkurt dhe mars, në Komision kaloi edhe ligji për ndihmën e kategorive të rrezikuara të qytetarëve. Ky propozim- ligj u referohet 22 mijë qytetarëve të cilët vitin e kaluar për shkak të afateve të shkurtra nuk arritën t’i marrin 6000 denarë ndihmë shtetërore. Afati fillestar ishte 31 mars, por me ndryshimin afati u zgjat deri më 31 maj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat