Diaspora e Bashkuar: Shqiptarët të nxjerrin vetëm një kandidat për Kërçovën

Maqedonia

Diaspora e Bashkuar: Shqiptarët të nxjerrin vetëm një kandidat për Kërçovën

Më: 16 prill 2021 Në ora: 09:00
Ilustrim

Diaspora e Bashkuar kërçovare nëpërmjet një kumtese dërguar partive politike shqiptare kërkojnë që në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë në Komunën e Kërçovës të kandidojnë vetëm me një kandidat.

“Diaspora e Bashkuar Kërçovare u drejtohet me ftesë partive politike shqiptare : Merreni vesh për të hyrë në zgjedhjet lokale me një kandidat të vetëm për postin e Kryetarit të Kërçovës

Diaspora e Bashkuar Kërçovare ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në Vendlindjen tonë Kërçovën.

Si çdoherë e jovetëm kur situatat janë të ngutshme, Diaspora jep kontributin e saj më të madh pa asnjë lloj rezerve.

Kësaj here, ajo është e shqetësuar nga tendencat diskriminuese të qeverisjes ndaj shqiptarëve sa i takon zbatimit të ligjeve në fuqi e sidomos regjistrimit të Diasporës.

Diaspora është pjesë e pandashme e Vendlindjes, pavarësiht se ajo gjindet larg saj përkohësiht dhe fizikisht. Këtë është duke e dëshmuar praktika.

Rëndësi të veçantë, Diaspora e Bashkuar Kërçovare u kushton zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Këto zgjedhje janë përcaktuese dhe vendimtare për zhvillimet e tashme dhe të ardhshme të Kërçovës dhe ndryshimi është i nevojshëm.
Nisur nga sa u tha më lartë, Diaspora e Bashkuar Kërçovare kërkon nga partitë politike, të mandatuara në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të nisin sa më parë bashkëpunimin për të gjetur kandidatin më të mirë të mundshëm për Kryetar të Kërçovës.
Ky kandidat do të ishte rezultat i një marrëveshjeje politike dhe vëllazërore i partive politike- simotra shqiptare.

Diaspora e Bashkuar Kërçovare vlerëson dhe kërkon që kjo të ndodhë shpejt deri nga mesi i muajit maj.

Gjithashtu, Diaspora e Bashkuar Kërçovare vlerëson se kjo kërkesë është lehtësisht e realizueshme kur ka vullnet të mirë politik dhe interesi kombëtar kalon pëpara interesit politik-partiak.

Kjo është « sakrificë » shumë e vogël që Diaspora e Bashkuar Kërçovare ia kërkon klasës politike shqiptare.

Sidoqoftë Diaspora e Bashkuar Kërçovare beson dhe shpreson se do të marrë përgjigje pozitive nga klasa politike shqiptare.
Shpresat janë që partitë politike shqiptare të përgjigjen shpejt dhe këtë kërkesë mos ta kalojnë në harresë që do të ishte e barabartë me një përgjigje negative e që do ta detyronte Diasporën e Bashkuar Kërçovare të kërkonte një zgjidhje brenda saj.

Diaspora e Bashkuar Kërçovare beson me vendosmëri në ndryshimet pozitive dhe në një bashkëpunim gjithpërfëshirës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat