Zaev takon Selen dhe Gashin në Kuvend, kjo është arsyeja

Maqedonia

Zaev takon Selen dhe Gashin në Kuvend, kjo është arsyeja

Më: 16 prill 2021 Në ora: 14:52
Pamje nga takimi

(E plotësuar 14:53) - Kryeministri Zoran Zaev dhe liderët e partive opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alterntaiva, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, po zhvillojnë takim në Kuvend, për të diskutuar rreth çështjes së ligjit për nënshtetësi.

Ky është takimi i tretë i Zaevit me përfaqësues të opozitës shqiptare dhe duhet të diskutohet për ligjin për nënshtetësi dhe problemin me mospasjen e nënshtetësisë së një numri të caktuar të qytetarëve dhe për zhbllokim të punës së Kuvendit.

Kryeministri Zaev të hënën pas takimit në Kuvend me Selën dhe Gashin, deklaroi se ka pasur përparim të suksesshëm dhe hap serioz në bisedimet, duke theksuar se deri në fund të javë në bazë të analizave që do t’i bëjnë ekspertët, do të mund të përfundojë me zgjidhje ligjore për nënshtetësi. Edhe Sela tha se janë në rrugë të mirë që të gjendet zgjidhje e përbashkët me ligjin për nënshtetësi.

***

Burime të Alsat brenda LSDM-së bëjnë të ditur se për momentin po zhvillohet takim mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderëve të opozitës shqiptare Ziadin Sela dhe Afrim Gashi.

Në takim siç bëjnë të ditur burimet marrin pjesë edhe ekspert juridik.

Jo zyrtarisht takimi po zhvillohet në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat