IRI: Antisemitizmi ka potencial të rritet në vend dhe rajon

Maqedonia

IRI: Antisemitizmi ka potencial të rritet në vend dhe rajon

Më: 16 prill 2021 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) ka botuar një studim të ri kërkimor “Fjalimi antisemitik në Ballkanin Perëndimor”.

Publikimi i ri i IRI “Fjalimi antisemitik në Ballkanin Perëndimor” shqyrton narrativat antisemitike në Shqipëri, Kroaci, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi duke i konsideruar ato brenda kontekstit politik, shoqëror dhe historik si lokal ashtu dhe rajonal, dhe duke theksuar boshllëqet e politikave lidhur me fjalimin antisemitik.

Projekti Beacon i IRI-t përshtati metodologjitë dhe instrumentet e përdorura për gjurmimin dhe identifikimin e dezinformimit, për të analizuar narrative antisemitike në Ballkanin Perëndimor.

Duke punuar me studiuesit lokal, botimi ofron një analizë fillestare të gjendjes dhe natyrës së antisemitizmit në rajon. Megjithëse monitorimi i mediave tregoi se gjuha e qartë e urrejtjes antisemitike ishte e kufizuar në mediat e ekzaminuara, nga analiza kontekstuale, studimi arrin në përfundimin se antisemitizmi, së
bashku me format e tjera të gjuhës së urrejtjes dhe ksenofobisë, ka potencial të rritet në rajon. IRI bashkëpunoi me ekipe kërkimore nga Qendra e Medias Sarajevë (Bosnja dhe Hercegovina), Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (Kosovë/ Maqedonia e Veriut), Qendra për Tranzicionin Demokratik (Mali i Zi) dhe studiuesit e pavarur Hrvoje Cvijanović (Kroaci), Ivana Nikolić (Serbi) dhe Blerjana Bino (Shqipëri).

IRI liroi botimin online në 15 Prill 2021 për palët e interesuara lokale, përfshirë përfaqësuesit e shteteteve dhe anëtarët e Komuniteteve Hebreje.

“Publikimi i hulumtimit mbi Antisemitizmin në Ballkanin Perëndimor – Ligjërimi antisemitik në Ballkanin Perëndimor – ofron një përmbledhje gjithëpërfshirëse dhe të hollësishme në pjesën që i referohet Serbisë. Ai jep një pamje të qartë dhe të saktë të situatës në Serbi gjatë vitit 2020, duke iu referuar antisemitizmit në mediat online, ndërsa përqendrohet me sukses në
kuptimin e narrativave mediatike në kontekstin shoqëror, historik dhe politik serb” – tha në lidhje me botimin Robert Sabadoš, President i Federatës së Komuniteteve Hebraike në Serbi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat