Maqedoni, paketa e pestë ekonomike ndodhet në procedurë kuvendare

Maqedonia

Maqedoni, paketa e pestë ekonomike ndodhet në procedurë kuvendare

Më: 17 prill 2021 Në ora: 11:22
Hristijan Mickoski

Ende gjatë ditës së djeshme nuk kishte marrëveshje për mbajtjen e seancën kuvendare ku duhet të votohen ligjet që aktivizojnë paketën e pestë për të ndihmuar qytetarët dhe kompanitë e prekura nga kriza.

Tani për tani ende nuk dihet se kur do të mbahen seancat në të cilat duhet të votohen ligjet për paketën e pestë ekonomike si dhe disa pika të tjera që u dakorduan në takimin mes kryeministrit Zaev dhe kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Po ashtu duhet të votohet edhe Ligji për nënshtetësi që kryeministr Zaev e negocii me Ziadin Selën dhe Afrim Gashin.

Pas debatit të para dy ditëve në Kuvend, gjatë ditës së djeshme nuk u mbajt seancë. Në ueb-faeqn e Kuvendit thuhet se seanca e ardhshme plenare është caktuar më 21 prill, por në rend dite nuk ndodhen masat ekonomike dhe ligjet tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat