Dardhishta demanton ASH-AAA-në: Procedura e tenderimit ishte transparente

Maqedonia

Dardhishta demanton ASH-AAA-në: Procedura e tenderimit ishte transparente

Më: 18 prill 2021 Në ora: 09:47
Bujar Dardhishta

Drejtori i Drejtorisë së Librave Amë, Bujar Dardhishta ka hedhur poshtë si të pavërteta akuzat e koalicionit ASH-AAA për tenderin për digjitalizimin e librave amë.

Sipas tij, tenderi ka qenë i përmasave ndërkombëtare, ndërkaq ka njoftuar, se procedura ka qenë transparente.

“I hedhim poshtë si të pavërteta dhe tendencioze akuzat në lidhje me furnizimin publik për digjitalizimin e librave amë. Së pari, duam t’ju informojmë se furnizimi publik ka qenë ndërkombëtarisht dhe i publikuar në ueb faqen ted.europra.eu dhe të gjitha procedurat e departamentit për furnizime publike ka qenë transparente dhe ligjore”, deklaroi Dardhista.

Ai shtoi se digjitalizimi dhe skenimi i të dhënave nga librat amë është prioritet i yni dhe i Qeverisë dhe si drejtor, dhe komfor planit strategjik të Qeverisë deri në vitin 2023 duhet të digjitalizohen të gjitha të dhënat nga librat amë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat