Sot duhet të arrijnë 10 mijë vaksina Pfizer në Maqedoni

Maqedonia

Sot duhet të arrijnë 10 mijë vaksina Pfizer në Maqedoni

Më: 19 prill 2021 Në ora: 08:35
Foto Ilustrim

Në orët e pasdites priten që të arrijnë 10 mijë vaksina Pfizer në Maqedoni të cilat më herët ishin porositur nga vendi jonë. Transporti i këtyre vaksinave do të realizohet me një organizim special dhe i njejti kontingjent do të duhet të përsëritet edhe me 26 prill.

Gjithashtu, priten edhe 200 mijë vaksina kineze (Sinovaks) që të arrijnë në vend gjatë muajit prill, ndërsa procesi i vaksinimit do të jetë i njejtë.

Në Maqedoni deri tani janë vaksinuar 35 mijë qytetarë, 13 mijë prej të cilëve janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca prej të cilave ka në dispozicion edhe 10 mijë.

Me Sputnik V janë vaksinuar mbi 5 mijë qytetarë kurse me sinovaks rreth 1 mijë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat