Bekteshi: Në fund të majit mund të hapen restorantet për dasma

Maqedonia

Bekteshi: Në fund të majit mund të hapen restorantet për dasma

Më: 20 prill 2021 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në Click Plus, tha se nga fundi i majit mund të hapen restorantet e dasmave.

Ai tha se hapja e restoranteve për dasma është temë diskutimi në Qeveri dhe nëse ulet numri i infektimeve, restorantet do të hapen.

“Besoj edhe në diskutimet të cilat i kemi në kuadër të shtabit të krizës që nga dikund rreth fundi i majit do tu lejohet edhe hapja e restoranteve të dasmave, duke marrë parasysh edhe trendin rënës të rasteve të reja”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ai gjithashtu foli edhe për pakon e gjashtë të masave ekonomike, por pa specifikuar se sa do të peshojë pakoja e 6-të ekonomike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat