Vrasja në Strugë, Prokuroria mbledh provat

Maqedonia

Vrasja në Strugë, Prokuroria mbledh provat

Më: 21 prill 2021 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Burri i cili mbrëmë vrau bashkëshorten e vet dhe më pas bëri përpjekje te vetëvritet, është jashtë rrezikut për jetë. Nga Prokuroria publike njoftuan se janë grumbulluar prova dhe materiale që do u bëhet ekspertiza, mes të cilave edhe arma me të cilën është kryer vepra penale.

Për shkak të konfirmimit të fakteve, prokurori publik do t’i marrë në pyetje edhe dëshmitarët e rastit. Me urdhër të prokurorit publik, ndaj trupit të gruas së vrarë do të bëhet obduksion. Vrasja ka ngjarë mbrëmë në Strugë, gjersa bashkëshortët kishin qenë mysafirë tek miqtë e tyre. Nga SPB Ohër thonë se bashkëshortët ishin nga Manastiri, me vendbanim të përkohshëm në Strugë.

“Ka shpërthyer një grindje verbale mes bashkëshortëve, pas çka në një moment, bashkëshorti me thikë i ka shkaktuar plagë gruas së vet.

Ai është përpjekur të arratiset por është penguar nga miqtë e tij. Në një moment të caktuar bashkëshorti ka bërë përpjekje të vetëvritet, por gjithashtu është penguar. Nga vendngjarja janë marrë prova dhe materiale që do jenë të vlefshme dhe të rëndësishme në procedurën e mëtutjeshme, deri në aktvendimin për veprën penale”, deklaroi Stefan Dimovski, zëdhënës i SPB- Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat