Gati teksti i ligjit për shtetësi, ja kur mbahet takimi Zaev-Sela-Gashi

Maqedonia

Gati teksti i ligjit për shtetësi, ja kur mbahet takimi Zaev-Sela-Gashi

Më: 22 prill 2021 Në ora: 13:48
Zaev-Sela-Gashi

Alsat mëson ekskluzivisht se opozita shqiptare ASH-AAA kanë gati tekstin e Ligjit për shtetësi.

I njëjti do t’i dorëzohet grupit parlamentar të LSDM-së për shqyrtim dhe më pas do të niset si propozim i grupit të deputetëve.

Procedura e miratimit do të nisë pas rikthimit në punë të shërbimeve ligjvënëse në Komisionin juridik-ligjvënës, pasi njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv në Kovid-19 ndërsa dy të tjerë janë në izolim.

Javën që vjen pritet takim i ri i liderëve Zaev-Sela-Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat