Spasovski shpëtoi nga interpelanca sot!

Maqedonia

Spasovski shpëtoi nga interpelanca sot!

Më: 22 prill 2021 Në ora: 18:01
Oliver Spasovski

Edhe pse nuk u gjend në rend të ditës në seancën e sotme, interpelanca e ministrit për punë të brendshme, Oliver Spasovski, megjithatë do të presë.

Nga interpelanca dje shpëtuan ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe zv.kryeministri Lupçe Nikollovski. Interpelancat kanë qenë në rend të ditës në seancën e 36 kur u votuan ligjet e pakos së pestë dhe me pajtim të opozitës ata janë hequr nga rendi i ditës.

Deputeti i VMRO-DPMNE, Nikolla Micevski në konferencë për media tha se shumica parlamentare me qëllim e ka hequr interpelancën nga rendi i ditës që të mos ketë debat për dështimet e këtyre dy resorëve. Interpelancën për ministrin e brendshëm, Oliver Spasovski e kanë parashtruar ASH-AAA në shkurt, një dit pasi që ish shefi i DSK, Sasho Mijallkov u zhduk, e më pas u paraqit vet para Prokurorisë.

 VMRO-DPMNE do të parashtrojë interpelancë kundër zv.kryeministrit Lupço Nikollovski dhe ministrit të drejtësisë, Bojan Mariçiq për shkak se RMV u rendi në vendin e 111 në listën për perceptim të korrupsionit të “Transparency”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat