Arrestohet pedofili 59 vjeçar!

Maqedonia

Arrestohet pedofili 59 vjeçar!

Më: 22 prill 2021 Në ora: 20:23
Ilustrim

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në mbledhjen e sotme i propozoi Prokurorisë Publike që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet hetuese, që t’i sigurojë të gjitha dëshmitë e nevojshme, t’i konfirmojë të gjitha faktet relevante dhe të miratojë ligje dhe vendim juridik publik-prokurorial sa i përket realizimit të PDU-së “Ringu i madh” pjesa jugore në lindje, që përfshin hapësirën ndërmjet rrugëve “Vasil Axhilarski”, lumit Vardar dhe bulevardit “Koço Racin”, rrugës “Mirçe Acev”.

Nuri Bajrami, anëtar i KSHPK-së u bëri thirrje të gjitha institucioneve dhe të punësuarve në sektorin publik të theksojnë rastet e tilla dhe të bëhen mbrojtës të mjedisit jetësor.

Policia ka kapur pedofilin 59 vjeçar i cili në Facebook u ka shkruar vajzave të mitura porosi shqetësuese duke iu kërcënuar se do t’i kidnapojë dhe përdhunojë. Facebook grupi “Stop Pedofilia” publikoi mesazhet që janë me përmbajtje shqetësuese. Edhe pse vajza e mitur nuk ia ka kthyer porositë, ai vazhdimisht i ka shkruar por edhe e ka thirrur. Përveç kësaj i ka dërguar edhe fotografi nga organi gjenital.

Biseda

“Zemër je shumë e bukur, eja të . . .”

“Ngrite, mos u turpëro. . .”

“Relaksohu me mua . . .”

Këto janë vetëm një pjesë e porosive që ia ka shkruar të miturave. Pjesa tjetër janë me përmbajtje seksuale.

Personi është nga fshati Oraovica – Radovish, ndërsa është gjetur në Erxhelija të Shën Nikollës.

 “Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga ana e nëpunësve policor dhe pas marrjes së Urdhrit nga Gjykata themelore Shën Nikollë, është kryer bastisje në shtëpinë ku ka qenë 59 vjeçari B.T. I është marrë celulari, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim penal adekuat”, thonë nga MPB.

Sociologu Ilija Acevski thotë se institucionet duhet të ndërmarrin dënime më rigoroze për këta persona duke i publikuar me emër dhe mbiemër.

 “Shteti dhe institucionet duhet të ndërmarrin masa më rigoroze  dhe drastike që të mos përsëritet në të ardhmen. Ai do të dënohet disi, por në opinion duhet të tregohet me emër dhe mbiemër se për kë bëhet fjalë edhe pse ky është turp i madh për familjen. Personi mund të ketë edhe fëmijë, por kjo është vërejtje për të tjerët”, deklaroi sociologu, Ilija Acevski.

Përndryshe para disa muajve në platformën “Telegraf” anëtarët e grupit “Dhoma publike” shpërndanin fotografi, të dhëna personale dhe komente të pahijshme për vajza. Për këtë rast MPB arrestoi 4 persona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat