“Në maj mbërrijnë 25 mijë doza të vaksinës Pfizer”

Maqedonia

“Në maj mbërrijnë 25 mijë doza të vaksinës Pfizer”

Më: 24 prill 2021 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka njoftuar se në maj do të mbërrijnë 25 mijë doza të vaksinës Pfizer.

Një një komunikim për media ai ka thënë se çdo të hënë gjatë këtij muaji, në vend do të mbërrijnë 5 deri në 7 mijë vaksina.

Filipçe shtoi se në 28 prill, pritet që të mbërrijnë 200,000 vaksina kineze.

Gjithashtu, ai bëri thirrje që qytetarët të aplikojnë sa më shumë për vaksinimi në ueb-faqen vakcinacija.mk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat