ASH-AAA dorëzon tekstin e Ligjit për Shtetësi tek grupi parlamentar i LSDM-së

Maqedonia

ASH-AAA dorëzon tekstin e Ligjit për Shtetësi tek grupi parlamentar i LSDM-së

Më: 27 prill 2021 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka dorëzuar tekstin e Ligjit për Shtetësi tek grupi parlamentar i LSDM-së, njoftoi sot kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela.

Pas shqyrtimit, socialdemokratet do ta dërgojnë për mendim profesional në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Mora informatë që është i dorëzuar edhe i përkthyer edhe gjithçka dhe i është dorëzuar koordinatorit të grupit parlamentar të LSDM-së që t`ia përcjell kryeministrit dhe Qeverisë.

Besoj që ditëve në vijim do të merr epilog kjo çështje”, tha Sela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat