Komuna e Gjorçe Petrovit me park për kafshët

Maqedonia

Komuna e Gjorçe Petrovit me park për kafshët

Më: 29 prill 2021 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Në parkun në Komunën e Gjorçe Petrovit u hap park i ri për kafshët ku qytetarët do të mund të dalin me kafshët e tyre.

Kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Naumovski gjatë vizitës së tij në park tha se ndoshta duket si investim i vogël, por kjo komunë për herë të parë merr një hapësirë të tillë.

“Është kërkesë e qytetarëve që vazhdimisht vinte tek unë që kur janë kryetar komune”,. th Naumovski duke paralajmëruar edhe disa parqe të këtilla në disa vende në Komunën e Gjorçe Petrovit.

Parku është i gjatë 17 metra me gjashtë metra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat