SHBA-të janë të bindur – do të arrihet marrëveshje mes Shkupit dhe Sofjes!

Maqedonia

SHBA-të janë të bindur – do të arrihet marrëveshje mes Shkupit dhe Sofjes!

Më: 4 maj 2021 Në ora: 23:46
SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të bindur, se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të arrijnë marrëveshje, dhe se do të vazhdojë procesi eurintegrues i vendit.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Stejt Departamentit, i cili si shembull ka marrë arritjen e Marrëveshjes së Prespës.

“Marrëveshja historike e Prespës tregoi, se shtetet në Ballkanin Perëndimor janë të aftë të përmbushin punë të mëdha, të bëjnë kompromise dhe të gjejnë zgjidhje. Jemi të bindur se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do ta bëjnë të njëjtën duke negociuar me çështjet kontestuese bilaterale jashtë procesit qasës të BE-së. SHBA-të i inkurajojnë të gjitha përpjekjet e BE-së dhe vendeve-anëtare të saj që të ndihmojnë palët më lehtë të gjejnë zgjidhje”, tha zëdhënësi i Stejt Departamentit për Zërin e Amerikës.

Ka shtuar, se SHBA-të janë përkrahës të mëdhenj të aspirantëve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kjo deklaratë vjen, pasi eurokomesari për zgjerim, Oliver Varhelyi deklaroi, se nëse nuk ka marrëveshje mes Shkupit dhe Sofjes, atëherë do të ndahet Shkupi dhe Tirana në rrugën eurointegrues. Ndërkaq, ka shuar çdo shpresë që në samitin e qershorit mund të nisin negociatat qasëse për anëtarësim të këtyre dy vendeve në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat