E rëndësishme është t’i ruajmë vendet e punës, tha Bytyqi

Maqedonia

E rëndësishme është t’i ruajmë vendet e punës, tha Bytyqi

Më: 5 maj 2021 Në ora: 21:42
Fatmir Bytyqi

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, thotë se tani në këtë situatë më e rëndësishmja është që të ruhen të gjitha vendet e punës.

Bytyqi mes tjerash shtoi se nëse nevojitet në maj apo në qershor do të pasojë edhe pakoja e 7 për veprimtari të caktuara.

“E ndjekim gjendjen me pandeminë dhe me krizën ekonomike në sektorin e tekstilit dhe të lëkurës edhe në sektorët e tjerë. Imperativ do ta kemi të dalim nga kriza me pasoja të vogla të mundshme që do të thotë t’i ruajmë të gjitha vendet e punës, por edhe të punojmë t’i kthejmë në tregun e punës edhe ata që i kanë humbur vendet e tyre të punës.

E zbatojmë pakon e pestë të masave ekonomike, ndërsa tani dolëm edhe me pakon e gjashtë. Nëse nevojitet do të pasojë edhe pakoja e shtatë për veprimtari të caktuara. Mendojmë, bisedojmë dhe shohim mundësi nëse dhe si do të duhej të jetë pakoja e ardhshme për mbështetje”, tha Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat