Hoteleritë në Maqedoni me kërkesa të reja

Maqedonia

Hoteleritë në Maqedoni me kërkesa të reja

Më: 12 maj 2021 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Dy ditë para se Komisioni për Sëmundje Ngjitëse të mblidhet dhe të diskutojë rreth masave të lehtësuara, Oda hotelerike ka kërkesa të reja.

Ata kërkojnë heqjen e orarit të punës, të tavolinë të ketë më shumë se 4 persona dhe të ketë muzikë live, në mënyrë që, siç theksuan ata, objektet më të vogla të mund të organizojnë ngjarje.

Ata u shprehën të pakënaqur nga Paketa e gjashtë ekonomike, për shkak se, siç thonë ata, nuk janë përfshirë të gjitha objektet hotelerike.

Hoteleritë po ashtu kërkojnë që lokalet që nuk kanë terasë të mund të punojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat