Mickoski falënderon Szijjarton për vaksinat e dhuruara

Maqedonia

Mickoski falënderon Szijjarton për vaksinat e dhuruara

Më: 12 maj 2021 Në ora: 19:42
Pamje nga takimi

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski realizoi takim me ministrin hungarez të Punëve të Jashtme, Peter Szijjarto në të cilin, siç njoftojnë nga partia e tij, Mickoski ka falënderuar për ndihmën që Hungaria e ka dhënë për Maqedoninë gjatë krizës me pandeminë.

“Ai falënderoi edhe për donacionin e vaksinave kundër coronavirusit, që pas ndihmës së shtetit fqinj verior, është donacioni i dytë nga shtet mik i Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Dy bashkëbiseduesit, sipas njoftimit, ka biseduar edhe për nisjen e bisedimeve për anëtarësim mes RMV-së dhe BE-së.

Ndryshe, sot 10 mijë doza të vaksinave “AstraZeneca” arritën në Shkup si donacion nga Hungaria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat