Pr/ligji për lojërat e fatit, rrezikohen shumë vende pune

Maqedonia

Pr/ligji për lojërat e fatit, rrezikohen shumë vende pune

Më: 13 maj 2021 Në ora: 00:15
Ilustrim

Asociacioni i punonjësve nëpër bastore është kundër propozim ligjit për Lojërat e Fatit, i cili ndodhet në shqyrtim publik në ENER. Nga ky asociacion thonë se janë kundër zhvendosjes së objekteve të lojërave të fatit. Sipas Stefan Kërsteskit nga Asociacioni i të punësuarve në bastore, largimi i objekteve nga shkollat, është i barabartë me mbylljen e drejtpërdrejtë të tyre.

Vetëm në sektorin e bastoreve janë punësuar 3 500 persona, ndërsa në të gjithë industrinë e lojërave të fatit kemi 10 mijë të punësuar. Ky është numër i saktë. Flasim për miratimin eventual të ligjit i cili në të njëjtin moment, brenda ditës do t’i lërë pa punë rreth 10 mijë njerëz. // Zgjidhja sipas nesh është të na lënë të punojmë. Ne nuk jemi absolutisht asnjë lloj rreziku për fëmijët, ata fëmijë absolutisht nuk  hyjnë në lokalet tona. Po ne nuk jemi terrorist, kriminel, që fëmijët ti mbroni nga ne”, pohoi Stevan Kërsteski, Asociacioni i punonjësve në bastore.

Ndryshe nga Asociacioni i punonjësve në bastore, nga Lëvizja Anti-Bixhoz thonë se situata me objektet e lojërave të fatit është alarmante.

Normal nga ana tjetër ekzistojnë lloj-lloj asociacionesh, një prej tyre është asociacioni i bastoreve e cila merret thjesht me kërcënime, asociacion i cili nuk gjuan asgjë tjetër, përveç për xhepin e tyre, për interesin persona dhe grupor. Ne si Lëvizje Anti-Bixhoz në këtë moment pas deklaratave që i japin ata do tu kishim bërë një pyetje logjike, pse nuk pranojnë marrëveshjen ose kërkesën tonë si Lëvizje  anti-bixhoz që të spostohen nga  institucionet me interes arsimor? Sepse e thjesht, interesin ata e shohin prej fëmijëve tonë dhe qytetarëve të rraskapitur”, tha Xhemal Abdiu, Lëvizja Anti-Bixhoz.

Nga Lëvizja Anti-bixhoz kërkojnë nga  Qeveria të mos bjerë pre e kërcënimeve të asociacioneve të lojërave të fatit, por të shikojnë interesin e popullit. Nga Lëvizja Anti-Bixhoz thonë se do të këmbëngulin që objektet e lojërave të fatit si kazinotë dhe bastoret të zhvendosen 500 metra larg objekteve shkollore, objekteve fetare dhe nga qendrat e qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat