Gjatë pasdites priten reshje të shiut në Maqedoni

Maqedonia

Gjatë pasdites priten reshje të shiut në Maqedoni

Më: 13 maj 2021 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga DHP, reshje të shiut me stuhi dhe erë të fuqishme priten të ketë gjatë pasdites, posaçërisht në pjesën perëndimore të vendit.

Në shumicën e vendeve era do të arrijë deri mbi 60 kilometra në orë, posaçërisht në pjesët më të larta në pjesën perëndimore të vendit.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm me reshje të shiut.

Nesër dhe të premten moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare dhe do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi perëndimor. Valë lagështie me vranësira të shtuara dhe reshje të shiut në pjesën më të madhe të vendit do të ketë të shtunën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat