Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Maqedonia

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Më: 22 maj 2021 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Moti nesër do të jetë me diell dhe ngrohtë. Në pjesën perëndimore të vendit do të ketë erë mesatare në drejtim perëndimor dhe jugperëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri 12 gradë celsius, ndërsa maksimalja nga 26 deri 33 gradë celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i njëjtë, me diell dhe me erë mesatare në drejtim jugperëndimor ku temperatura maksimale do të arrijë deri në 31 gradë celsius.

Gjatë ditëve të ardhshme do të ketë rritje të temperaturave. Të hënën dhe të martën moti do të jetë stabil me vranësira mesatare lokale, ndërsa nga dita e mërkurë, do të rriten kushte për reshje të shiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat