Roth: Është koha e fundit që BE të mbajë premtimin për Shkupin dhe Tiranën

Maqedonia

Roth: Është koha e fundit që BE të mbajë premtimin për Shkupin dhe Tiranën

Më: 26 maj 2021 Në ora: 12:17
Michael Roth

“Është koha e fundit që Bashkimi Evropian t’i përmbushëm premtimet dhe të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

Kështu thotë ministri gjerman për Evropën Michael Roth, i cili sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup.

Në një postim në Twitter, ai ka shkruar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është evropiane.

“Koha e fundit që BE të mbajë premtimet për të nisur bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është evropiane – të veprojmë tani me vendosmëri, që të mos ketë dyshime më vonë për të”, ka shkruar Roth.

Ndryshe, siç njoftuan nga Sekretariati për Çështje Evropiane, Roth sot do të realizojë takim me zv.kryeministrin Nikolla Dimitrov, me të cilin do të diskutojë për tejkalimin e sfidave dhe perspektivave për miratimin e kornizës negociuese, në mënyrë që RMV të fillojë negociatat për anëtarësim në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat