Mickoski sërish premton shumicë të re parlamentare

Maqedonia

Mickoski sërish premton shumicë të re parlamentare

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 13:17
Hristijan Mickoski

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pa mos zbuluar detaje të reja sa i përket shumicës së re parlamentare të paralajmëruar nga ai disa herë, theksoi se në bisedime janë të përfshirë edhe përfaqësues të grupit parlamentar të LSDM-së.

“Po në këtë moment nuk do të kisha dashur të shpalos detaje, sepse po punohet në atë shumicë të re parlamentare.

Në momentin kur do ti kemi ato 61 deputetë do ta njoftojmë opinionin.

Por se a është përfshirë një pjesë e grupit parlamentar të LSDM-së në ato bisedime, po është e përfshirë”, deklaroi Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat