Pandemia e shtoi kriminalitetin në Maqedoni

Maqedonia

Pandemia e shtoi kriminalitetin në Maqedoni

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Kriminaliteti vitin e kaluar është rritur, pavarësisht se pjesa më e madhe e 2020 kaloi me kufizime në oraret e lëvizjes për popullsinë. Por duket se kjo nuk i ka penguar autorët e veprave penale për të kryer krime nga më të ndryshmet, ku në numrin më të madh janë vjedhjet në banesa.

Sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave ky numër është rreth 12 për qind më i lartë sesa ai i krimeve të ndodhura gjatë vitit 2029, po ashtu edhe dënimet janë rritur me mbi 34 për qind, si edhe numri i personave që janë vënë përpara drejtësisë me rreth 30 për qind më shumë sesa në vitin 2029. Pjesë e bandave dhe autorë krimesh janë regjistruar edhe fëmijët, shifra që vijnë në rritje (mbi 16 për qind më shumë sesa në vitin 2029), për rrjedhojë edhe numri i të dënuarave (15 për qind më shumë fëmijë të gjykuar sesa në vitin 2029).

Nga mbi 13.700 vepra penale numri më i madh është në kategorinë e Pronës (3 353 vepra penale), Jetës dhe trupit, Liria dhe të drejtat e njeriut, ndërsa në vend të katërt janë krimet në Martesa dhe familje. Dhuna dhe krimet brenda familjes vitin e kaluar u raportuan se kishin shënuar rritje, për shkak të pandemisë dhe mbylljes në shtëpi. Rreth 7 mijë persona janë ulur në bankat e gjykimit, ku numri më i madh është me akuzën Vepra penale kundër shëndetit të njeriut”, rreth 1800 janë akuzuar për vepra penale ndaj Pronës, rreth 800 vepra në Komunikacion, ndërsa mbi 220 kundër Martesës dhe familjes. Shifrat e vitit të kaluar, sidomos sa i takon numrit të personave të evidentuar si autorë veprash penale është më i madh sesa në vitin 2019, por më i vogël sesa ai i viteve më parë.

Po të krahasohen të dhënat e ESHS të dhjetë viteve të fundit – kurba e numrit të autorëve është në ulje. Për shembull, në vitin 2008 janë të regjistruar mbi 26 mijë autorë krimesh, shifra këto që rriten çdo vit duke arritur në 37 mijë persona në vitin 2014. Pas kësaj periudhë kriminaliteti pëson ulje, konkretisht reduktohet numri i autorëve. Në ESHS të dhënat për kriminalitetin janë të kufizuara. Kriminaliteti ka marrë hov gjatë periudhës 1991-2020, ku numri i të evidentuarve, të akuzuarve dhe të gjykuarve është rritur në kontuinitet.

Në vitin 2010 llogaritet se rritja është me 123.4 për qind më shumë sesa në vitin 1991 godina. Ajo që bie në sy është se numri i të akuzuarve dhe i të dënuarve nuk është rritur në përpjesëtim të drejtë me numrin e autorëve të veprave penale. Përkatësisht sipas të dhënave të ESHS i të akuzuarve është 16 për qind më i madh, ndërsa i të dënuarve është rreth 30 për qind më i madh.

Ndërsa sa i takon të miturve dhe konsumimit të veprave penale shifrat e larta kulmuan deri në vitin 1994, duke u reduktuar ndjeshëm në vitin 2020, ose dy herë më pak (1357 të mitur). Veprat penale për të cilat akuzohen dhe dënohen të miturit në vite nuk kanë ndryshuar, ato janë grabitjet në banesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat