Zaev: Ankesat nuk mbajnë ujë, ASH-AAA reagon për këtë vendim

Maqedonia

Zaev: Ankesat nuk mbajnë ujë, ASH-AAA reagon për këtë vendim

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 22:30
Zoran Zaev

Ankesat për vendosjen e taksës ekologjike prej 3.5 denarëve për derivatet e naftës dhe benzinës për kryeministrin Zoran Zaev nuk mbajnë ujë. Ai thotë se kjo tregon vendosshmërinë e Qeverisë për Agjenden e gjelbër, ndërsa edhe me taksën shtesë ekologjike, Maqedonia do të ketë çmimin më të lirë të naftës në rajon, ndërsa kjo nuk do të rrezikojë inflacionin në vend.

“3.5 denarët e naftës, taksës shtesë ekologjike të cilat hynë në buxhet dhe për herë të parë në shtet formohet Fond ekologjik e vendos naftën me çmimi më të lirë në gjithë Kontinentin Evropian. Me taksën shtesë nafta ende është më e lira në Maqedoninë e Veriut. Dhe mendoj se çdo ankesë në këtë drejtim dhe me qëllim për ekologjinë, nuk mbanë ujë”, tha Zaev.

Koalicioni ASH-AAA, vlerëson se vendimi për shtrenjtimin e derivateve të naftës për 3.5 denarëve është vetëm keqpërdorim i ekologjisë për të mbuluar paaftësinë e Qeverisë aktuale në menaxhimin e buxhetit.

“Në kohë krize kur qytetarët ende ndjejnë pasojat e rënda të pandemisë, Qeveria vendosi të ua rëndojë edhe më shumë gjendjen ekonomike përmes vendosjes të ashtuquajturës “taksë ekologjike”. Vendimi për të shtrenjtuar derivatet e naftës për 3.5 denarë për litër është vetëm keqpërdorim i ekologjisë për të mbuluar paaftësinë e Qeverisë aktuale në menaxhimin e buxhetit dhe pasojave të krizës nga ky vendim më së shumti do të pësojnë transportuesit”, tha Bujare Abazi.

Ndërkohë kryeministri Zaev kërkoi nga qytetarët që në vend të automobilave të shfrytëzojnë biçikleta, trotinete dhe automjete elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat