Tarifa e lirë e energjisë elektrike nuk do të hiqet

Maqedonia

Tarifa e lirë e energjisë elektrike nuk do të hiqet

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Tarifa e lirë e energjisë elektrike do të mbetet, siguron Komisioni Rregullator i Energjisë pas njoftimeve për rritje të çmimeve.

Ata thonë se tarifa e lirë në një farë mënyre është subvencion për energjinë elektrike që përdorin qytetarët.

Kjo çështje u shqyrtua vitin e kaluar, por pas negociatave të gjata kërkesa u refuzua.

Javën e ardhshme duhet të kemi më shumë detaje në lidhje me korrigjimin e çmimit të energjisë elektrike. Çmimi i ri i energjisë elektrike do të jetë i vlefshëm nga gushti.

Energjia elektrike vitin e kaluar u rrit me 7.4 përqind me kërkesë të kompanive shtetërore të energjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat