Vendoset ura e këmbësorëve në fshatin Strimnicë

Maqedonia

Vendoset ura e këmbësorëve në fshatin Strimnicë

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 10:40
Vendoset ura e këmbësorëve në fshatin Strimnicë

Mbrëmë banorët e Strimnicës kanë vendosur urën e këmbësorëve që lidh dy anët e fshatit. Vlen të theksohet se ura është kontribut i biznesmenëve të fshatit dhe një pjesë të vogël nga komuna e Zhelinës. Nga projekti ideor, ura është tërësisht ndryshe dhe nuk dihet pse ka ndryshuar.

Nga komuna e Zhelinës nuk tregojnë arsyen e ndryshimit të urës dhe pse nuk është bërë ashtu siç është prezantuar muaj më parë.

Kryetari i Bashkësisë lokale në Strimnicë, Qenan Iseni falënderon të gjithë ata që ndihmuan në këtë projekt për të mirën e fëmijëve të këtij fshati. Sipas tij pas përfundimit të urës, do të ketë edhe ndërtime tjera që ky fshat të jetë një ndër fshatrat shembull në Komunën e Zhelinës dhe më gjerë.

Image
Projekti

Ndryshe, banorët e fshatit Strimnicë së bashku me mërgimtarët vazhdojnë të japin maksimumin për të ndryshuar pamja e Strimnicës, duke nisur nga parku e deri te sinjalizimi horizontal i rrugëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat