Philip Reeker në fillim të korrikut vjen në Ohër

Maqedonia

Philip Reeker në fillim të korrikut vjen në Ohër

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 18:04
Philip Reeker

Departamenti Shtetëror i SHBA-ve mbrëmë njoftuan se ushtruesi i detyrës, zëvendës-ndihmë Sekretari i SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Philip Reeker, nga 1 korriku deri më 3 korrik do të jetë për vizitë në Ohër.

“Ambasadori Reeker në Ohër do të arrijë më 1 korrik, për të marrë pjesë në konferencën ‘Road to Prespa’, dhe ta theksojë mbështetjen e SHBA-ve dialog të vazhdueshëm dhe bashkëpunim drejt stabilitetit dhe progresit në rajon”, thuhet në njoftim.

Reeker, sipas departamentit do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin Bujar Osmani dhe zyrtarë të tjerë nga ku do të bisedohet për “prosperitet tona të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor”.

Reeker po ashtu në Tiranë do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe me përfaqësues të tjerë për të biseduar për “marrëdhëniet mes Amerikës dhe Shqipërisë dhe fushat tjera që janë në interes të përbashkët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat