Unifikohen ueb faqet e Qeverisë së RMV-së dhe ministrive

Maqedonia

Unifikohen ueb faqet e Qeverisë së RMV-së dhe ministrive

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë njofton se po nis zhvillimi i ueb faqeve të reja dhe të unifikuara për të gjitha ministritë dhe Qeverinë.

Me zhvillimin e këtyre ueb faqeve vjen edhe një sistem i ri, më i mirë dhe i centralizuar.

Ueb faqet e reja do të jenë të gjitha të modernizuara dhe të integruara me njëra-tjetrën, theksojnë nga MSHIA.

“Me këtë projekt i japim kuptim edhe qëllimit tonë për unifikimin e të gjitha ueb faqeve të ministrive dhe Qeverisë. Si rrjedhojë e kësaj, këto faqe do të jenë më praktike dhe qasja drejt informacionit do të jetë më e lehtë”, thuhet në kumtesë.

Ky projekt do të zbatohet plotësisht deri në fund të këtij viti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat