Kola: Maqedonia e Veriut kurban

Maqedonia

Kola: Maqedonia e Veriut kurban

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 23:37
Vehap Kola

Ministrat e Jashtëm të BE nuk arritën të miratonin as këtë vit propozimin për hapjen e negociatave të integrimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Bullgaria vendosi veton në Luksenburg për shkak të përplasjeve me Maqedoninë e Veriut mbi pretendimet për gjuhën dhe identitetin, ndërsa kërkesa për ta vlerësuar më vete Shqipërinë u refuzua.

Për analistin, Vehap Kola, Maqedonia e Veriut është thjesht një "kurban" në këtë situatë.

Ai thotë se drejtuesit e BE nuk e organizojnë konferencën e parë ndërqeveritare sepse janë të bindur se nuk e meritojnë.

Kola: Edhe sikur kushtet e  zgjedhjeve të konsideroheshin të përmbushura, 9 nga 15 kushtet vazhdojnë të jetë të papërmbushura. Mjafton të përmedim krimin financiar, pastrimin e parave. Shqipëria është  vendi i dytë në Europë pas Ukrainës ku pastrohen më shumë para në të gjithë kontinentin, për të pestin vit është në listën e zezë të DASh për pastrimin e parave me origjinë kriminale dhe mafioze, trafiqet.

Ligji i medias, vazhdon të jetë kusht i papërmbushur, duhej rishikuar sipas rekomandimeve të Venecias. Mazhoranca e miratoi ligjin, presidenti e ka kthyer për rishikim por nuk e dimë se cili është qëndrimi i mazhorancës. Nodshta do ta miratojnë prapë, është me shumicë të thjeshtë dhe e ka.

Thelbi i përgjigjes që ka BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë është një riformatim i përgjigjes standarde të deritanishme. Deri tani ishte Shqipëria që nuk kishte përmbushur kushtet, por tani duke parë dhe një lloj arrogance të kryeministrit Rama, i cili pasi ka fituar një mandat të tretë mund të jetë një problem për BE në Ballkan në luftën e influencave që ka me fuqi të tjera BE këtu në rajonin tonë, kanë vendosur siç duket, nuk i ndajnë as Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut, as Maqedoninë e Veriut nga Shqipëria.

Drejtuesit e BE nuk organizojnë konferencën e parë ndërqeveritare sepse janë të bindur se nuk e meritojnë. Përtej të folurit politikisht korrekt ne mund të kuptojmë edhe vështirësitë që ka BE për të gjetur sebepe për të mos hapur negociatat me Shqipërinë.

Në këtë rast Maqedonia bëhet një lloj "kurbani", shpiket një arsye që ti mban emrin e një krahine që në Bullgari ka një emër të ngjashëm me emrin e shtetit tënd. Një çështje që nuk ishte ngritur në kohën kur ky problem ishte me Greqinë.

Raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ishte tejet kritik, duke evidentuar elementët e masakrës elektorale të 25 Prillit në Shqipëri.

Kola thotë se përkundër fakti që kjo çështje është mbyllur nga gjykatat zgjedhore në Shqipëri, opozita ka lënë të hapur mundësinë për ta ndjekur deri në Strasburg.

Kola: Kolegji e ka mbyllur këtë çështje, nuk ka pranuar asnjë kërkesë të opozitës ndonëse provat ishin mjaftueshëm domethënëse.  Opozita do ta vazhdojë këtë betejë deri në Strasburg. Sa i përket asaj që kërkon Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës bëhet fjalë për hetimin e krimit zgjedhor. Kusht i panegociueshëm i Bundestagut gjerman sa i përket zgjedhjeve është të mos përmendet shitblerja e votave, kusht për hapjen e negociatave dhe konferencën e parë ndërqeveritare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat