Tararavri me kampanjë për të tërhequr turist

Maqedonia

Tararavri me kampanjë për të tërhequr turist

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 14:17
Arben Taravari

Kryetari i komunës së Gostivarit  Arben Taravari ka filluar kampanjën  për të tërhequr turistë në qytetin e Gostivarit.

Nën moton “Kë do të zgjedhësh? Zgjidh Gostivarin”  – Taravari tha se nga dita e sotme do të fillojë me  promovimin e atraksioneve turistike, restoranteve, ushqimit edhe traditës së Gostivarit për të tërhequr sa më shumë turist.

 “Nën këtë thënie  deklaroj të hapur fushatën turistike për qytetin tonë në të gjithë kemi shumë për të ofruar kemi natyrë të mrekullueshme kemi mjeshtër të rrallë kulturë e histori të jashtëzakonshme  restorante  e mikpritje që ofrojnë edhe eksperiencë të jashtëzakonshme  prandaj prej sot i gjithë populli i Gostivarit I thotë çdo turisti zgjidh Gostivarin”, tha Arben Taravari – kryetar i Komunës së Gostivarit.

"Ndaj sot si asnjëherë tjetër në historinë e këtij qyteti, duke u frymëzuar nga çdonjeri prej jush, pa dallim gjuhe, feje, kombi apo partie, dhe duke folur edhe në emrin e çdo gjyshi po edhe të gjyshi që nuk është më, e çdo motre, vëllai, biri dhe bije që ranë viktima të pandemisë ose u larguan nga kjo jetë për arsye të tjera, të çdo nëne që nuk është më gjallë, të çdo babai që vdiq si ndodhi para 2 muajsh edhe me babën tim, pra në emër të gjithë Gostivarasve, të atyre që nuk janë dhe gjithë popullit që i jep jetë këtij qyteti, pyetjes Kë Do të Zgjedhësh ne i përgjigjemi Zgjidh Gostivarin!", ka thënë Taravari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat