“Zemër e kaltër”/ Republika e Maqedonisë së Veriut bashkohet në fushatën e OKB-së

Maqedonia

“Zemër e kaltër”/ Republika e Maqedonisë së Veriut bashkohet në fushatën e OKB-së

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 20:59
Ilustrim

Republika e Maqedonisë së Veriut bashkohet me fushatën e Kombeve të Bashkuara të quajtur “ZEMRA E KALTËR”, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për problemet dhe vuajtjet e viktimave të trafikimit me njerëz, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai informoi se sot iu drejtua takimit në korniza të Komisionit kombëtar për luftimin e trafikimit të njerëzve dhe migracionit të paligjshëm, në të cilin morri pjesë edhe koordinatori rajonal i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për lëndët narkotike dhe krimin, Bill Vud.

Ministri Spasovski shkroi në profilin e tij në Fejsbuk, se ne mbetemi në rrugën e krijimit të politikave, duke kërkuar mënyra të reja për të qenë më të suksesshëm, për të vepruar, përsëri me një qëllim për të qenë më efektiv në identifikimin e viktimave, ndjekjen penale të autorëve dhe sigurimin e ndihmës dhe mbrojtjes më të mirë.

“Mbaj zemër blu në vetvete!”, shkroi Spasovski.

Takimi, siç kumtoi MPB-ja, u hap nga sekretarja shtetërore në MPB-në Magdalena Nestorovska si koordinatore kombëtare dhe Bill Vud, shefi i Zyrës së Programit UNODC në Maqedoninë e Veriut dhe këshilltari rajonal për krimin e rëndë dhe krimin e organizuar për EJL.

Kjo fushatë siguron mjete nga Fondi vullnetar i OKB-së për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore, veçanërisht të grave dhe fëmijëve, i cili u themelua në gusht të vitit 2010 për të siguruar mundësi për përfaqësuesit e sektorëve të ndryshëm (qeveria, shoqëria civile, organizatat ndërkombëtare, etj.) për të bashkëpunuar dhe ndihmuar viktimat e trafikimit në një mënyrë të prekshme, duke siguruar ndihmë humanitare, ligjore dhe financiare për viktimat.

Vud u bëri apel të gjithë të pranishmëve për të mbështetur fushatën “ZEMRA E KALTËRT” duke rritur shikueshmërinë e fushatës në mënyra të ndryshme, duke përdorur hashtagun: #EndHumanTrafficking ose #AQUIESTOY në rrjetet sociale. Vud shprehu mirënjohje për gatishmërinë dhe vullnetin e shprehur të Maqedonisë së Veriut për t’u bashkuar me fushatën dhe për të intensifikuar aktivitetet për të luftuar këtë lloj krimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat